Madonna refuzoi të punonte me David Guetta-n për shkak të shenjës së tij të horoskopit

Fituesja 7-herë e Çmimit Grammy, Madonna, ka refuzuar që të bashkëpunojë me producentin dhe Dj e famshëm, David Guetta, për albumin e saj të 12-të, për shkak të shenjës së tij të horoskopit. Mbretëresha e Pop-it donte të punonte me artistin francez pasi ai fitoi një Grammy në vitin 2011, me remix-in e këngës së saj, “Revolver”.

Ajo më tha se e pëlqente shumë remix-in dhe më kërkoi që të isha producent i albumit të saj të ardhshëm”- rrëfeu vetë Guetta në nëj intervistë për “Mcfly et Carlito”, ndërkohë që shtoi:

My Dental

Dola për drekë me të. Folëm për gjithçka, muzikën, çfarë donte të bënte me albumin. Gjithçka ishte mirë. Ishim vetëm ne të dy. Shumë të qetë, shumë të relaksuar. Mbaruam drekën, dukej se bashkëpunimi do të ndodhte dhe vrisja mendjen se kur do fillonim të punonim bashkë...”

Në këtë pikë, 62-vjeçarja pyeti David se cila ishte shenja e tij e horoskopit dhe ai i tha “Akrepi”.

U shtrëmbërua në fytyrë dhe më tha: Më fal, por nuk do mund të punojmë bashkë. Ishtë kënaqësi që u njohëm. Mirupafshim!”- tregon DJ dhe kaq ishte.

Në fakt, Madonna ka bashkëpunuar me një Akrep në vitin 1994, artistin Bjork, me të cilin prodhoi këngën “Bedtime Story”, eksperiencë që mesa duket nuk paska shkuar edhe aq mirë. Me David nuk ka pasur problem të punojë 9-herë fituesja e Grammy, Sia, një Shigjetar në horoskop, e cila përveç super hit-eve që ka realizuar bashkë me francezin, ka bërë edhe këngën e fundit “Let’s Love”.

Nga ana tjetër Maddona kohët e fundit ka qenë e zënë duke punuar me skenaristin Diablo Cody për realizimin e filmi të saj autobiografik, që do të prodhohet nga “Universal Pictures” dhe do të rrëfejë gjithë jetën e saj dhe karreirën e jashtëzakonshme që ka zgjatur gati 5 dekada.

/News31

Burimi:DailyMail