GOSS-BIZ 26 Nëntor 2021, 12:15

Luana Vjollca ndan foton e parë me mbesën dhe i bën një premtim Marinës!

Para dy ditësh Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë. Ashtu, siç konfirmoi pak ditë më parë moderatorja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka quajtur Marget.

Kanë qenë të shumta urimet nga miqtë, të afërmit e ndjekësit, por më e lumtura ishte tezja, Luana Vjollca. “Ndjesia më e mirë në botë”, – shkroi moderatorja, pak pasi Marget erdhi në jetë.

Ndërsa sot, ajo ka ndarë pak momente më parë një foto nga takimi me mbesën e saj. “Marget, vdes tezja për ty.”, ka shkruar moderatorja krahas fotos ku shihet dora e vogëlushes.

Gjithashtu, ajo ka ndarë edhe një foto tjetër, ku shihet dora e saj dhe Marinës. “Përgjithmonë”, ka shkruar Luana, duke i bërë kështu një premtim motrës, me të cilën është shumë e lidhur.

/News31