LSI kthen vëmendjen nga familja, në fushatë “mysafirë” që vijnë me zemër



LSI po vazhdon punën e palodhur për fushatën elektorale, e ndërkohë që ritmi sa vjen e rritet me afrimin e 25 Prillit, Kryetarja e partisë Monika Kryemadhi ka zhvilluar një tjetër takim në Paskuqan. Në këtë grumbullim, Kryemadhi është suprizuar nga një “mysafire” e vogël që u bë pjesë e takimit elektoral me gjithë zemër.





E shoqëruar nga babai i saj që e mbante në krahë, Ilda, 2 vjeçe është përshëndetur me Kryetaren e LSI, e cila i ka puthur ëmbëlsisht dorën.

Vogëlushja, më pas papritur i ka dhuruar një përqafim tepër të sinqertë Znj.Kryemadhi, që padyshim ja zbukuroi ditën e fushatës elektorale.

Videon e ka publikuar në Instagram vetë Monika, duke e shoqëruar me një “emoji” me zemër.

Çfarë e dallon fushatën zgjedhore të LSI nga ajo e partive të tjera është pikërisht pjesëmarrja e njerëzve me zemër pavarësisht moshës apo statusit, duke e kthyer më shumë vëmendjen te familja.