Lotët ujë në verë mund të na i bënte vetëm Elvana Gjata!



E kush tha se vera është vetëm për këngë ritmike dhe të gëzueshme? Ky mit është thyer disa herë e do thyhet përsa kohë artistët sjellin projekte kaq të bukura si Elvana Gjata. Artistja ka lançuar mbrëmjen e djeshme këngën e saj më të re me titull “Loti” dhe ia doli të na emocioninte të gjithve e të na i bënte lotët ujë, sikurse thuhet në refren. Elvana e ka shkruar vetë tekstin e kësaj kënge, që ka një tematikë të ndjeshme e i dedikohet të gjitha zemrave të vetmuara. Projekti ka shkaktuar një impakt shumë pozitiv te fansat e me siguri do jetë një këngë që do mbahet mend gjatë, njësoj si “Më fal”, “Nuk janë më ”, “Vetes” etj.






Artistja është kujdesur që të sjellë një klip të veçantë sikurse bën zakonisht. Ajo vjen shumë e thjeshtë, origjinale dhe me një stil minimalist. Elvana shfaqet në videoklip me një makinë që është në përdorim që nga viti 1981 në Shqipëri dhe i përket stilit të makinave retro. Këtë herë, ajo zgjodhi të vinte krejt ndryshe nga EP që publikoi vetëm disa javë më parë, ku shfaqet plot ngjyra pranverore, dritë, gjelbërim dhe shumë lule.

/News31