Një detaj i vetëm tregoi se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer me njëri-tjetrin



Që pas videos që qarkulloi kudo në rrjet, ku Loredana dhe Mozzik shihen sëbashku në një qendër tregëtare, fansat e dyshes janë të bindur se ish-çifti i janë rikthyer romancës mes tyre. Disa detaje në rrjetet sociale, nga ana tjetër, dëshmojnë të njejtën gjë.





Loredana ka vizituar së fundmi Prishtinën dhe ndjekësit aluduan se në aeroport e priti vetë Mozzik. Një nga fotot e fundit të reperes në InstaStory ka shtuar dyshimet se këta dy të fundit janë realisht duke kaluar kohë sëbashku. Lori ka postuar foton e një makine Mercedes-AMG G63 të bardhë, ashtu sikurse automjeti që disponon edhe Mozzik. Vështirë të mendojmë se Loredana ka blerë të njejtën makinë si ish-partneri, duke na shtyrë kështu të besojmë se dyshja po shijojnë kohën nën shoqërinë e njëri-tjetrit.






Një hap ky, që fansat e Loredanës dhe Mozzik e kanë pritur prej kohësh. Tashmë, presim të shohim nëse dyshja do ta pranojnë rikthimin apo jo… /News31