(Video) Loredana dhe Mozzik darkojnë bashkë në Prishtinë
Pas mënyrës si u ndanë, dedikimeve ndonjëherë jo edhe aq pozitive nëpër këngë dhe thashethemeve se Loredana ishte në një lidhje të re, nuk e mendonim se reperja dhe ish-bashkëshorti i saj, Mozzik, do të bëheshin sërish bashkë. Sigurisht, të dy e kanë pranuar se do të përpiqen që të kenë një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës së tyre, Hana, megjithatë kohët e fundit dyshja është përfolur gati cdo ditë për një ribashkim të mundshëm. Fillimisht ata u panë në një dyqan në Gjermani bashkë, më pas duke kaluar kohë në Prishtinë, ndërkohë që Mozzik në një intervistë la vend për dyshime për situatën ku ndodheshin tani.
Pse i themi të gjitha këto? Sepse ata janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit në Prishtinë, kësaj radhe duke darkuar në një restorant, pa praninë e vajzës së tyre. Ajo që i shoqëronte ishte këngëtarja Kida, e cila verën që lamë pas realizoi një bashkëpunim të suksesshëm me Mozzik. Më shumë na tregon fotoja e siguruar nga "Telefgrafi" dhe video-ja e mëposhtme:
Nuk e dimë nëse ka ndonjë projekt mes tre artistëve, ndoshta kjo ka qenë arsyeja e takimit. Ose ndoshta, Mozzik dhe partnerja e tij Loredana kanë darkuar me mikeshën e tyre Kida. Ekziston edhe mundësia që të kenë dalë të tre si miq, por le të mos e mendojmë këtë sepse është më pak emocionuesja nga të gjitha variantet.
Sido që të jetë, këngë e re apo detaj në lidhje me ribashkimin e Loredanës edhe Mozzik, e mirëpresim dhe shpresojmë të kemi të reja së shpejti. Mundësisht që të konfirmohet se janë sërish bashkë.
/News31