Mozzik dhe Loredana bashkë në Gjermani? Kjo mund të jetë arsyeja



Historia e dashurisë mes Mozzik dhe Loredanës ka mbaruar prej kohësh, madje Loredana më shumë se një herë është përfolur se është në një tjetër lidhje. Megjithatë nuk kanë qenë të rralla rastet kur ata kanë përmendur njëri-tjetrin në tekstet e këngëve apo kanë bërë ndonjë dedikim në rrjetet sociale që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.





Orët e fundit po qarkullon një video në rrjet, që në fakt është komentuar nga fansat e ish-çifit si provë që ata mund të jenë kthyer bashkë.






Por le të mos nxitohemi. Edhe pse ndarja e artistëve nuk ka qenë edhe aq e qetë, të dy e kanë pranuar nëpër intervista se për hir të vajzës, Hanës do vazhdojnë të kenë kontakt dhe të shihen, në mënyrë që asaj të mos i mungojë asgjë. Pra ky takim në Gjermani, shtetin ku Loredana jeton bashkë me Hanën, mund të jetë shkëputur pikërisht nga një vizitë e mundshme e Mozzik, që të jetë sa më afër të bijës. Takimi i tyre ësbtë bërë në Stuttgart, në një qendër tregëtare, ndërkohë që Loredana ka postuar këto dy foto në Instagram-in e saj:

Foto që tregojnë se ajo ka qenë për shoppingm pikërisht për vajën dhe Mozzik, si një baba i përkushtuar, e ka shoqëruar. Kjo mund të jetë arsyeja e qëndrimit të tyre bashkë, megjithatë për të mos i humbur entuziasmin fansave të tyre, ndoshta mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë rikthim, le ta lemë të hapur si mundësi.

/News31