I mituri e akuzoi për ngacmim seksual prej muajsh, lirohet 66 vjeçari: “Isha i pirë”

One
Telekom

Pak ditë më parë, një 16-vjeçar nga Berati ka denoncuar fqinjin e tij për ngacmim seksual. Ai ka rrëfyer se 66 vjeçari prej disa muajsh e prekte në zona intime dhe e ngacmonte, por prej frikës, i mituri nuk i kishte thënë askujt. Pas rrëfimit të tij, policia arrestoi Romeo Oçon. Ditën e sotme, ai është liruar nga qelia dhe i është lënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje.”

Prokurori i çështjes, Tasim Puçi është shprehur për mediat se i pandehuri e ka mohuar ngacimin seksual, duke thënë se ka qenë i dehur:
“Nuk e ka pranuar ngacmimin. Ka thënë se ka biseduar dhe ka qenë një çik i pirë. Nuk e mban mend se çfarë kanë biseduar. Unë kërkova arrest me burg, por është lënë në detyrim paraqitje.”

Facile
Facile
My Dental

Dëshmitë e 16 vjeçarit kanë treguar të gjithë rrjedhën e ngacmimeve prej disa muajsh, ndërkohë që dhe raporti mjeko-ligjor ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual. Pavarësisht kësaj, gjyqtari Durim Hasa ka vendosur t’i caktojë vetëm masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. /News31

Burimi: Abcnews