NEWS 30 Mars 2021, 13:19
Lindja e djalit e bën nostalgjike, Afërdita Dreshaj ndan fotot e rralla kur ishte e vogël
NEWS-31
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë bashkë, Sky Blue, në 16 mars. Duket se lindja e djalit e ka bërë këngëtaren shqiptare nostalgjike. Miss Universe Kosova 2011 ka ndarë dy foto të rralla në Instastory.
Në fotografitë e papublikuara më parë, shfaqet Afërdita kur ishte vetëm një bebe, së bashku me gjyshen e saj.
"Unë si bebe me gjyshen," shkruan bukuroshja 34 vjeçare në postim.
Kujtojmë se Afërdita dhe lojëtari çek i hokejit, Jakub, kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në qershor të vitit 2018.