Lindi pas ndarjes nga Patrisi! Tuna ndërmerr hapin e papritur për të birin



Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit pas ardhjes në jetë të djalit të tyre të dytë, Zen. Dhe duket se Tuna ka ndërmarrë të njëjtin veprim të bujshëm ndaj tij, sikurse ndaj Tian. Në dhjetor të 2020 ajo hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i tij, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Asokohe, Patrisi publikoi në Instagram një video me djalin, duke shkruar “Tian Patris Berisha”, duke lënë të kuptohet se ai mban mbiemrin e tij.





Së fundmi, Tuna ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të vogëlushit teksa zbuloi edhe mbiemrin të cilin ai mban. Në faqen e tij të Instagram ajo ka vendosur mbiemrin e saj “Sejdi”. Mesa duket se këngëtarja po përsërit të njëjtën situatë si me Tian dhe pas ndarjes me Patrisin, të dy fëmijët mbajnë mbiemrin e Tunës. Ndërkohë, Patrisi nuk ka reaguar ende.






Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e ndarjes së dyshes, por nga mesazhet e këngëtares kuptohet se karakteri i Patrisit ka qenë shkaku që i ka shtyrë drejt fundit të marrëdhënies. Tuna i surprizoi të gjithë disa javë më parë kur zbuloi në Instagram nëpërmjet disa super fotove se ishte bërë nënë për herë të dytë. Kjo pasi ndonëse mediat kishin zbuluar se ajo ishte shtatzënë, vetë artistja nuk e kishte pranuar asnjëherë. Kujtojmë se pas lajmit të ardhjes në jetë të fëmijës, Patrisi publikoi një foto të vogëlushit të tyre duke pranuar kështu atësinë.

/News31