Lily Collins zbulon moshën e personazhit të saj tek “Emily in Paris” dhe fansat janë konfuzë

EMILY IN PARIS (L to R) LILY COLLINS as EMILY in episode 103 of EMILY IN PARIS. Cr. COURTESY OF NETFLIX © 2020
One
Telekom

Një nga serialet më të ndjekur të momentit në Netflix është “Emily in Paris”. Për ju që ende nuk e keni parë  prodhimin e fundit të krijuesit të ”Sex and the City”, Darren Star, historia është e thjeshtë. Ok, jo edhe aq e thjeshtë në fakt sepse flet për Emily Cooper, një vajzë nga Chicago që i ofrohet një punë 1-vjeçare në Paris në marketing dhe vendos të shkojë. Kështu ajo nis karrierën në kryqytetin francez, teksa përballet me ralitetin e ri, i cili sipas publikut francez dhe jo vetëm, mënyra si paraqitet në serial është shumë i ekzagjëruar dhe i mbushur me klishe.

Ndërkohë, gjëja e fundit që i ka bërë fansat dhe ndjekësit e shfaqjes televizive të besojnë se historia është më shumë fantazi se realitet, është mosha e personazhit të Emily. Në intervistën e fundit për “British Vogue”, aktorja Lily Collins, zbuloi se personazhi i saj mund të jetë rreth 22 vjeç.

Facile
Facile
My Dental

Nuk besoj se na është dhënë një moshë specifike për të, por sapo ka mbaruar universitetin. Është viti i parë pas diplomimit të saj, pra është rreth 22 vjeç. Ajo ka pasur mjaft eksperiencë në kompaninë në Chicago, sa për të fituar besimin e shefes së saj. Është e zgjuar dhe moderne, nuk është hera e parë që përballet me një sfidë të tillë. Ka studiuar për këtë dhe ka bërë intership-e. Nuk është personi që ka udhëtuar në shumë vende sepse ka qenë shumë e fokusuar tek puna, nuk ka qenë ndonëjherë në Evropë.”- tha Collins ndër të tjera.

Nga ajo që shihet në ekran, nuk mund të thotë njeri që Emily nuk është e zgjuar apo ambicioze, megjithatë pozicioni i punës dhe mundësitë që i ofrohen nuk përputhen plotësisht me moshën që ka. Në realitet të paktën. Kjo është komentuar edhe në rrjetet sociale, ku dikush shkruajti:

E nëse shfaqja nuk ishte realiste mjaftueshëm, tani po na thoni që Emily është 22 vjeç. Nuk ka mundësi!

Një tjetër shkroi: “Pra është 22 vjeç me një master në komunikim apo marketing. E ka vënë re njeri sa herë e kanë ndërruar shkollimin e saj? E di që është thjesht serial, por kjo nuk bën sens.”

Emily supozohet të jetë 22 vjeç dhe sapo mbaron kolegjin i ofrohet një punë në Paris? Po pra.”- tha një tjetër.

Pra siç mund ta kuptoni, gjithmonë e më shumë historia duket si fantazi, megjithatë kjo është logjika pas televizionit. Është shumë ndryshe nga realiteti.

/News31