Ligji i “Karma”-s nga Rozana Radi na bën të reflektojmë të gjithë por sidomos vajzat dhe gratë

Artistja Rozana Radi ka dëshmuar prej vitesh se është mbështëse ndaj vajzave dhe grave dhe kauzave të forta që lidhen pikërisht me to. Nëpërmjet artit të saj ka treguar se nëse vajzat dhe gratë bëhen bashkë, nëse gjejnë forcën dhe nëse luftojnë për të realizuar ëndrrat gjithmonë ja dalin… Këtë e ka treguar me vargje, melodi apo edhe postime në rrjetet e saj sociale duke ndarë me ndjekësit edhe histori personale.
Postimet e fundit të Rozit lidhen pikërisht me linjën e saj më të re të kostumeve sportive nga “Rose Casual” që mesa duket do të kenë të qëndisura shprehje motivuese për vajzat dhe gratë.
Veç faktit që kostumet janë shumë të bukur e të ngrohtë, gocat që do i veshin do kenë një arsye më shumë pë ti bërë të tyret…

/News31

My Dental