LIFESTYLE 24 Tetor 2022, 13:21

Zgjoheni para se të bjerë alarmi? Shkencëtarët tregojnë arsyen pse

Zgjoheni para se të bjerë alarmi? Shkencëtarët tregojnë

Sa herë ju ka ndodhur që keni vendosur alarmin për t'u zgjuar në mëngjes, por për ndonjë arsye ju zgjoheni disa minuta apo sekonda para se të bjerë? Ndiheni sikur ju kanë "vjedhur" gjunim apo jo? Me siguri e keni vrarë mendjen pse kjo mund të ndodhë dhe sigurisht që shkenca e ka përgjigjen. Le të themi që kjo gjë lidhet me ritmin cirkadian (numri cirkadian).

Ta nisim nga fillimi, numri cirkadian është në thelb ora juaj biologjike, e cila është përgjegjëse për t’ju dhënë energji në mëngjes dhe për t’ju vënë në gjumë gjatë natës. Por që ajo të funksionojë siç duhet, duhet të ndiqni një rutinë të caktuar. Kjo do të thotë që ju duhet të shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo ditë që trupi të mësohet me të.

Përveç kësaj, ritmi cirkadian varet edhe nga disa proteina, të cilat gradualisht luhaten gjatë ditës dhe ndikojnë në presionin e gjakut, në rrahjet e zemrës si dhe vëmendjen dhe aftësitë njohëse.

Pra, nëse mësoheni të flini pak a shumë në të njëjtën kohë çdo ditë, nivelet e kësaj proteine ​​do të fillojnë të rriten rreth një orë para se të zgjoheni. Kjo si rezultat, do të sjellë zgjimin tuaj të hershëm dhe para alarmit. 

/News31