LIFESTYLE 9 Dhjetor 2022, 14:23

Zgjidhet ngjyra që do të jetë simbol i vitit 2023

Zgjidhet ngjyra që do të jetë simbol i vitit 2023

Sipas "Pantone Color System", ngjyra që do t'i japë formë vitit 2023 është Viva Magenta. Kjo ngjyrë përshkruhet si "një nuancë e purpurt" që balancon ngrohtësinë dhe ftohtësinë.

"Viva Magenta është një ngjyrë jo fort e zakontë për një kohë jo të zakontë", është shprehur Pantone.

Zgjidhet ngjyra që do të jetë simbol i vitit 2023

Pantone njihet për krijimin e Pantone Matching System, i cili përdoret për të identifikuar dhe përputhur ngjyrat në industri të tilla si printimi, dizajni grafik dhe moda. Sipas tyre, Viva Magenta është e guximshme dhe e patrembur dhe është një ngjyrë që promovon optimizëm dhe gëzim.

Kjo zgjedhje synon të pasqyrojë tendencat më të fundit në të gjithë sektorët, duke përfshirë modën, bukurinë, teknologjinë, dizajnin dhe dekorin e shtëpisë. Sipas Laurie Pressman, nënkryetares së Institutit Pantone Color, Viva Magenta përfaqëson siguri, besim dhe lidhje në një botë që përpiqet të rimëkëmbet.

Leatrice Eiseman, drejtoresha ekzekutive e Institutit Pantone Color, tha se nuanca ishte frymëzuar nga ngjyra natyrale e insekteve të vogla të quajtura cochineal.

Zgjidhet ngjyra që do të jetë simbol i vitit 2023