“Zakone të shëndetshme në kuzhinë”, një libër që ka më tepër se thjesht gatime nga Zana Çekrezi, tani në Amazon
Mbështetja që Xheraldina Vula ju jep talenteve shqiptarë nëpër botë është bërë tanimë një traditë.
Kuzhina e “N’majë t’gjuhës” sot i ishte dhuruar Zana Çekrezit. Duart e arta të Zanës prej vitesh janë duke korrur sukses në Amerikë.
Me pasionin për guzhinën, guximin dhe recetat e veçanta, Zana ja ka dalë të bëhet një specialiste e gatimit. Ajo gjithashtu është edhe autore e dy librave: “A taste of Albanian food” dhe “Healthy habits in the kitchen”. Ky i fundit po shitet aktualisht edhe në paltformën e njohur online Amazon. Xheri ishte e para e cila nuk kishte hezituar të blinte këtë libër në Kosovë.
Zana ka lënë Amerikën për pak ditë për të qenë sot pjesë e programit. Teksa fliste për këtë rrugëtim të saj, jetën në Amerikë dhe pasionin për ushqimin, ajo ndau me publikun edhe një recetë gatimi për vaktin e mëngjesit.
Për të zbuluar më shumë nga recetat e Zanës mund të lexoni librin e saj i cili krahas Amazon, së shpejti do të nisë shitjet edhe në Kosovë,në librari Dukagjini dhe anembanë botës në libraritë lokale, recetat janë “për të lëpirë gishtat”.
Ne na vjen mirë që Xheri asnjëherë nuk heziton të drejtojë vëmendjen e saj nga talente si Zana të cilët janë vlerë e shtuar në kulturën shqiptare.