LIFESTYLE 7 Korrik 2022, 16:16

Ushqimet që duhet të hani për të patur ngjyrë çokollatë deri në fund të vitit

 

Ushqimet që duhet të hani për të patur ngjyrë

Kaloni orë të tëra duke u shëllirë në diell, por lëkura juaj vazhdon të mbetet po aq e bardhë sa në janar? Keni blerë vajrat dhe kremrat më fundit, por sërish ngjyra e bukur çokollatë që shihni kudo në Instagram është "mision i pamundur"? Ndoshta ka ardhur koha të ktheni kokën nga kuzhina dhe të provoni ushqimet e mëposhtme.

Për të pasur një nxirje intensive dhe uniforme konsumi të gjitha frutat dhe perimet që përmbajnë beta-karoten. Së pari, ato të kuqe ose portokalli: domate, karota, kajsi, speca të kuq, pjepër etj. perimet me gjethe jeshile si spinaqi, brokoli, lakra, majdanozi. Beta-karotenët janë antioksidantë të fuqishëm. Kur përqendrimi i tyre në trup është i lartë, këto pigmente shkojnë së pari në mëlçi, në yndyrë dhe lëkurë. Është pikërisht ky fenomen që i jep lëkurës nuancë çokollatë.

Sakaq për të rritur rezistencën e lëkurës që të nxihet pa u djegur, konsumoni vezë, gjalpë, qumësht, fruta të kuqe, agrume, si dhe vajra vegjetale.