
Produkti

Ujku i Wall Street po vjen në Tiranë?

Po, e lexuat saktë!
Figura e njohur ndërkombëtarisht, inspiruesi për realizimin e filmit ikonik “The Wolf of the Wall Street” me aktor kryesor Leonardo DiCaprio i cili luan rolin e Jordan Belfort, do të jetë i pranishëm në Tirana Summit, datë 24 shkurt 2023, në Pallatin e Kongreseve.
Tirana Summit është eventi më i madh i rritjes dhe strategjive të biznesit e shitjeve, i cili do të mbajë edicionin e parë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Ky event premton një program të plotë 1-ditor në Pallatin e Kongreseve, plot sesione të vlefshme, interesante, motivuese dhe strategjike trajnimi nga ekspertë të mirënjohur.
Arti i influencimit dhe negocimit të shitjeve do të trajtohet më së miri për audiencën e interesuar të rrisë eksponencialisht nivelin e përfundimit të suksesshëm të marrëveshjeve nga sipërmarrësi i njohur Vasil Naçi.
Avinash Ananda, një personalitet i njohur në fushën e motivimit dhe arritjes së objektivave personal do të jetë i pranishëm për të zhvilluar një trajnim për zhvillimin personal dhe profesional që sduhet humbur.
Kryefjala e Tirana Summit është padyshim Jordan Belfort, i cili do të ndajë me audiencën pjesë nga eksperienca e tij jetësore, taktika për të zhvilluar një mjedis bindës për realizimin e shitjeve, zhvillim i strategjive të biznesit, arritja e vizionit e plot elementë kyç që s’duhen humbur, ekskluzivisht në Tirana Summit.
Blini biletat në www.vivere.al dhe shfrytëzoni mundësinë për të arritur suksesin!