
Produkti

Tri kombinimet e veshjeve që iu duhen djemve këtë dimër

Çdokush meriton të ndihet mirë me veshjen, sidomos në dimër kur është e vështirë të ruash stilin dhe rehatinë. Moda për djemtë nuk ka pse të qëndrojë thjesht te xhupat e mëdhenj. Këto janë tri sugjerimet që keni pritur:
1. Në zyrë: Pulovër e thurur, xhaketë dhe pantallona pambuku
Nëse nuk e keni menduar të lidhni kostumin me një pulovër të thurur, në këto ditë të ftohta duhet ta shihni si mundësinë më stil.
Xhaketa që rri pas trupit, shoqëruar me bluzën e lirë, japin një ndjesi që nuk ka strukturë strikte, por ka elegancë.
2. Në orët e lira: Pulovër, kapelë dhe pantallona të lehta
Ndjesia e lirshmërisë që jep kapela nuk ikën kurrë nga moda. Kombinojeni me një palë atlete të lehta në ditët pa shi dhe ndjehuni të qetë, sepse pulovra dhe kapela janë kombinim filmash.
3. Në udhëtim: Këmishë, çantë e madhe lëkure dhe kambale
Nëse po udhëton qoftë edhe për Krishtlindje, të duhet stili dhe rehatia që ofrojnë këmishat e trasha të pambukut. Kombinimi i tyre me lëkurën nuk zhgënjen. Nëse bëhet pak më ftohtë, shtoni një pulovër.
Të thjeshta, por shpëtimtare, këto ishin sugjerimet tona. Cilën do të provoni nesër?