LIFESTYLE 29 Korrik 2023, 09:58

"Threads" humb suksesin e ditëve të para, largohen gjysma e përdoruesëve!

"Threads" humb suksesin e ditëve të para, largohen gjysma e

Gjykuar nga numri i aplikacioneve dhe konsumi që njerëzit kanë për botën online këto kohë, shifrat e Threads, platformës së re tv "Meta"-s që u hodh në treg vetëm pak javë më parë, edhe surprizuan, por edhe nuk e cuditën shumë botën. 

Në fakt, aplikacioni theu rekordin për më shumë përdorues të regjistruar brenda pak ditës, me më shumë se 100 milionë njerëz që hapën një llogari, shifra që habitën jo pak, por edhe u kuptuan nisur nga fakti që shumë përdorues të pakënaqur të Twitter kaluan aty, duke qenë se vetë "Threads" ishte ideuar për të rivalizuar platformën e Elon Musk. 

Megjithatë vrulli i fillimit jo vetëm që ka rënë, por duket sikur njerëzit e kanë humbur interesin fillestar që patën, teksa ditët e fundit aplikacioni ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesëve, me miliona njerëz që ose nuk janë më aktive, ose e kanë caktivizuar llogarinë e tyre. 

Natyrisht, nëse keni më shumë se 100 milionë njerëz të regjistruar, do të ishte fantastike nëse të gjithë apo edhe gjysma e tyre do të qëndronin aktivë, por nuk i kemi ende ato shifra,“- tha CEO i "Meta"-s, Zuckerberg, për "Reuters", ndërsa i konsideroi shifrat në humbje si normale dhe tha se kishte besim se gjërat do të përmirësohen pasi Threads të shtojë më shumë opsione. 

Së shpejti, më shumë opsione të Instagram, aplikacionit "mëmë" të Threads, do të jenë në këtë platformë, me shpresën që kjo do t'i bëjë përdoruesit më aktivë.  Nga ana tjetër, edhe Twiiter nuk po i bën aspak nder vetes, ose të paktën CEO i saj, Elon Musk, i cili pasi shkaktoi mjaft reagime me rregullat e reja që kufizojnë numrin e parjes së postimeve në ditë (në rast se nuk paguani), tashmë ka bërë një ribrand-im, duke e quajtur aplikacionin thjesht "X". 

/News31