LIFESTYLE 5 Shtator 2023, 17:43

Theu rekordin e "Stranger Things" dhe "Wednesday", ky është seriali më i ndjekur tani në Netflix!

Theu rekordin e "Stranger Things" dhe "Wednesday", ky

"One Piece" është një nga mangat më të njohura në botë, gjë që konfirmohet si nga numri i shitjeve të kopjeve të saj, ashtu edhe nga shikueshmëria rekord që ka pasur versioni i animuar i saj, teksa është shumë i famshëm edhe në Shqipëri, për shkak të përshtatjes në gjuhën italiane vite më parë. 

Duke marrë parasysh suksesi e tij në të gjithë botën, si edhe duke ndjekur "trend"-in e viteve të fundit, Netflix nisi prodhimin e "One Piece" si shfaqje televizieve disa kohë më parë, duke përshtatur kështu krijimin e famshëm të Eiichiro Oda që është në treg që prej 1997-ës, ndërsa tani është publikuar zyrtarisht edhe në platformë, që prej 31 gushtit. 

Sipas "FlixPatrol', sezoni i parë i “One Piece” ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të fansave tashmë besnikë të mangës origjinale, por edhe të pjesës tjetër të publikut, duke e shëndrruar në një prej serialeve më të ndjekur të platformës, madje në më të ndjekurin gjatë javës së parë të premierës. Kështu, shfaqja televievize e re ka kaluar rekordin e vendosur nga “Wednesday” dhe sezoni i katërt i “Stranger Things”, duke kryesuar listat e Netflix në 84 vende, ndërsa serialet e tjera mbanin rekordin e kryesimit në 83 vende secila. 

Një sukses i vërtetë kur vjen fjala për shikueshmërinë, megjithatë për kritikat na duhet të presim pak, duke marrë parasysh se publiku besnik i mangave japoneve, epo është shumë i vështirë të kënaqet, sidomos kur bëhet fjalë për kryevepra si "One Piece". 

/News31