LIFESTYLE 8 Nëntor 2022, 13:57

Të destinuar për lidhje afatshkurtra, shenjat e horoskopit që mërziten shpejt në një mardhënie

Të destinuar për lidhje afatshkurtra, shenjat e horoskopit që

Të gjesh gjysmën e zemrës tënde, versionin më të mirë, atë që do të të plotësojë gjithë jetën është ëndërr dhe qëllim jete për shumë njerëz. Por për disa të tjerë ky është një makth.


Ka disa shenja të zodiakut, të cilat pas disa puthjesh, përqafimesh dhe fjalësh të ngrohta, janë gati për shkëputur cdo mardhënie me personin të cilit i kanë dedikuar këto ndjesi. Ata mërzitën shpejt nga mardhëniet, duan liri dhe nuk ju pëlqen tu vendosen limite.


A jeni ju një ndër ta? E zbuloni më poshtë.

Binjakët

Kjo është shenja e parë që ka nevojë për varietet, opsione, ndryshime dhe liri. Ata janë më të ngadaltit kur vjen puna tek  përkushtimi për një marrëdhënie të gjatë, por të parët që largohen kur mërziten. Një Binjak do të flirtonte  dhe do të pyeste dikë tjetër pa menduar se është në një lidhje.

Shigjetari

Disa njerëz janë shumë të lumtur edhe nëse qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kalojnë kurrë kufirin e qytetit të tyre, por jo një Shigjetar. Ata duan të shohin botën dhe janë gjithnjë në kërkim të gjërave të reja, qofshin ato vende, mundësi apo njerëz. Mërziten shpejt me partnerët, por nëse doni t’i keni pranë përgjithmonë bëni diçka ndryshe me ta.

Dashi

Si Dash që je, mund të takosh njerëz të rinj pafund dhe të ndezësh zjarr në çdo situatë. Ke kaq shumë energji dhe entuziazëm sa mund të mërzitesh shpejt nga një marrëdhënie. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se është e pamundur për ta të kenë një lidhje jetëgjatë dhe të lumtur, por është sfidë e vazhdueshme që kërkon shumë përkushtim nga ana e një Dashi.

Ujori

Ujorët s’kërkojnë asgjë tjetër përveç lirisë. Shenja më origjinale e zodiakut mërzitet shpejt kur lidhja kthehet në tradicionale. Një këshillë për çiftin tuaj do të ishte: jepini hapsirë njëri tjetrit! Nëse mërziteni nga një lidhje, nuk ka asnjë rregull që do t’ju mbajë me zor aty. Mund të jeni të lirë me kë zgjidhni ju.