LIFESTYLE 16 Nëntor 2022, 20:26

Studimi: 1 miliard të rinj rrezikojnë të humbin dëgjimin, cila është arsyeja?

Studimi: 1 miliard të rinj rrezikojnë të humbin dëgjimin,

Një studim i ri që në fakt përmban të dhëna gati tronditëse, tregon se më shumë se 1 miliard njerëz janë në rrezik për humbjen e dëgjimit, për shkak të përdorimit të kufjeve dhe pjesëmarrjes në vende me muzikë me zë të lartë. Studimi vlerëson se 24% e 12-34-vjeçarëve në të gjithë botën janë duke dëgjuar muzikë në telefona në një “nivel të pasigurt”.

Të dhënat u botuan në revistën e rëndësishme "BMJ Global Health", teksa i është bërë thirrje qeverive dhe organizatave në mbarë globin që të zbatojnë pa vonesë politikat e "dëgjimit të sigurt". Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se më shumë se 430 milionë njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën aktualisht kanë probleme me dëgjimin.

Autorja kryesore e studimit, Lauren Dillard, bën me dije se ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat e aparatit tonë të dëgjimit (veshit). Nëse vazhdon për një kohë të gjatë, këto struktura mund të dëmtohen përgjithmonë, duke rezultuar në humbje dëgjimi.

“Praktikat e pasigurta të dëgjimit janë shumë të përhapura në mbarë botën dhe mund të vendosin mbi 1 miliard të rinj në rrezikun për të humbur dëgjimin. Këto gjetje theksojnë nevojën urgjente për të zbatuar politika të dëgjimit të sigurt në mënyrë që të promovohet parandalimi i humbjes së dëgjimit.”- shprehen studiuesit. 

/News31