LIFESTYLE 12 Nëntor 2022, 12:02

Sondazhi i "trishtë", gati 80% e shqiptarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë 2022!

Sondazhi i "trishtë",  gati 80% e shqiptarëve nuk kanë

Marrëdhënia e shqiptarëve me librin prej vitesh nuk është e mirë, madje do ta quanim një marrëdhënie të ftohtë, me sondazhin e radhës nga "Euronews Albania" që e konfirmon këtë më së miri. Në këtë sondazh, pyetjes se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e atyre që kanë marrë pjesë janë përgjigjur me: asnjë. Pra gati 80% e shqiptarëve në këtë sondazh pohojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë 2022. 

Ndërkohë, përgjigjet e njerëzve na tregojnë gjithashtu se vetëm 7.6%  ekanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.

Nga ana tjetër, një shifër akoma më e lartë shihet tek përqindja e atyre që nuk kanë blerë asnjë libër gjatë vitit të fundit, 78.2%. Madje shqiptarët jo vetëm që nuk blejnë libra, pro as nuk dhurojnë, me 74.8% e të pyeturve që pranojnë se nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre. 74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.

Sondazhi i "trishtë",  gati 80% e shqiptarëve nuk kanë

Shënim: Të dhënat dhe rezultatet janë të barometrit në "Euronews Albania", realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

/News31