Solar Festival, “pushton” Sarandën këtë fundjavë

Këtë fundjavë, Saranda është gati të ndriçohet jo vetëm nga dielli. Qyteti përgatitet të presë edicionin e parë të Solar Music Festival, i cili premton të sjellë performanca muzikore e një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke I ofruar banorëve dhe vizitorëve vendas e të huaj një fundjavë të paharrueshme.
Skena kryesore do të presë artistë kombëtar e ndërkombëtar si Sander Van Doorn I cili performon për herë të parë Shqipëri, Burak Yeter, Steffy De Cicco e shumë të tjerë të cilët do tē ndezin për dy ditë rradhazi skenën e festivalit.Por festivali nuk është i kufizuar vetëm në tokë., pas mesnate festohet mbi detin Jon, ku të gjithë do te kenë mundësin të vallëzojne mbi varkë nën qiellin me yje, ndërsa deti është sfondi nën ritmet e DJ-ve të njohur vendas. Për ata që dëshirojnë të kombinojnë relaksin me aventurën, Solar do të ofrojë ture me varkë në shpellat e gjiret e kristatla të Sarandës e përreth duke ofruar kështu një përvojë të dyfishtë të qetësisë së natyrës dhe euforisë muzikore.
Festivali do të përmbyllet në një udhëtim me varkë drejt gjirit të Krorëzes, I cili do të kthehet në skenën kryesore të së dielës plot argëtim,muzikë dhe det.
Ritmet e Solar janë vendosur të bëhen zemra e qytetit, duke e bërë këtë fundjavë të fundit të gushtit të paharrueshme.
Solar Music Festival implementohet nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit dhe Banka Botërore në bashkpunim me Bashkinë Sarandë, Ministrinë e Turizmit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
Nga data 25-27 Gusht shihemi në Solar Music Festival,Sarandë.
/News31