Sipas astrologëve, këto janë datat më të mira për t’u martuar në vitin 2023

Gjithmonë e më shumë çifte, ndër kriteret që kanë për përzgjedhjen e datës së tyre të martesës, po përfshijnë edhe astrologjinë, për të parë nëse atë ditë do t'i kenë yjet në favor të tyre.
Nëse planifikoni të martoheni në vitin 2023, provoni të bëni një rezervim në gjendjen civile ose në lokalin ku do bëni dasmën, më 5 shkurt, 19 maj, 17 korrik ose 14 tetor! Për astrologët këto janë ditët me rregullimin më të favorshëm të planetëve, ndaj të porsamartuarit do të kenë predispozita të mira për një martesë të gjatë dhe të suksesshme.
Më e pazakonta ndër këto data sigurisht është 5 shkurti, megjithatë arsyeja pse duhet ta mendoni është sepse në atë ditë asnjëri nga planetet nuk lëviz në mënyrë retrograde, ndërkohë që Hëna do të jetë e plotë. Kjo, sipas astrologëve, është një rrethanë jashtëzakonisht fatlume për fillimin e martesës.
Ndërkohë për datat që duhen shmangur përmendim 2 dhe 3 shtatorim e vitit 2023! Me ndikimin e keq të njohur të Merkurit retrograd në marrëdhëniet dhe komunikimin, edhe planeti i dashurisë, Venera, shkon retrogradë gjatë asaj periudhe!
/News31