LIFESTYLE 1 Dhjetor 2022, 14:45

Si të përgatisësh kakaon e duhur sipas karakterit tënd?

Është pikërisht ajo kohë e vitit kur shijon më shumë së kurrë një çokollatë ose kakao e nxehtë! Bazuar në menyrën si jetoni, po ju tregojmë tri receta ndër të cilat mund të zgjidhni.

 

1.       Për ty që jeton shëndetshëm

Kakao e nxehtë e shëndetshme

Si të përgatisësh kakaon e duhur sipas karakterit tënd?

Përbërësit:

·         Pluhur kakaoje

·         Pluhur “matcha”

·         Qumësht bajameje

·         Shurup panje

·         Krem kokosi

·         Kanellë

·         Çokollatë e grirë për zbukurim

·         Pak kripë - mos e anashkaloni! I bën të gjitha këto shije të shijshme të shfaqen.

Përgatitja:

Kombinoni këta përbërës në “blender” ose i përzieni me lugë. Më pas, kalojeni masën e çokollatës në një tenxhere të vogël dhe për t’u ngrohur në nxehtësi mesatare. Do ta kuptoni se është gati kur nuk mund të ndaloni së shijuari lugë pas luge. Hidheni në filxhanë, shoqërojeni me krem ​​kokosi, çokollatë të zezë të grirë dhe shijojeni!  

 

 

2.       Për ty që nuk të interesojnë kaloritë

 Çokollatë e nxehtë me karamel të kripur

Si të përgatisësh kakaon e duhur sipas karakterit tënd?

Përbërësit:

·         2 gota qumësht

·         1/4 filxhan çokollatë e zezë

·         1/2 filxhan krem karamel (i blerë në dyqan ose i bërë në shtëpi)

·         Krem pana të ëmbël

·         Marshmallows me vanilje

·         Çokollatë e grirë për zbukurim

 

Përgatitja:

Përgatitni salcën e karamelit dhe lëreni të ftohet pak. Ngrohni qumështin në një tenxhere në nxehtësi të lartë. Pasi qumështi të jetë ngrohur, përziejeni me copat e çokollatës, karamelin dhe trazojeni vazhdimisht derisa çokollata të shkrihet.

Lëreni të ftohet pak, shërbejeni me krem ​​pana të ëmbël, marshmallows të vogla, spërkatni çdo filxhan me 1 lugë gjelle salcë karamel dhe zbukurojeni me çokollatë të grirë.

 

3.       Për ty që je ndryshe

“Moka” me çokollatë të nxehtë pikante

Si të përgatisësh kakaon e duhur sipas karakterit tënd?

Përbërësit:

·         1-1/2 filxhan qumësht

·         3 lugë sheqer

·         1 lugë gjelle sheqer

·         2 lugë gjelle pluhur kakao

·         1 lugë kafeje “moka”

·         1/2 lugë çaji kanellë të bluar

·         1/8 lugë çaji arrëmyshk i bluar

·         1/8 lugë spec djegës i bluar

·         1/8 lugë çaji kripë

Shtesë:

·         Krem pana

·         Marshmallows

·         Shurup me çokollatë

·         Shurup karamel

 

Përgatitja:

 

Vendosni të gjithë përbërësit, përveç shtesave, në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr mesatar ose të ulët, duke e përzier vazhdimisht, për 2 deri në 3 minuta, derisa të nxehet.

Hidheni në dy filxhanë kafeje ose gota dhe sipër shtoni krem ​​pana, marshmallows, çokollatë, shurup çokollate dhe karameli. Shërbejeni.

 

 

Mund t’i provoni të treja recetat, nuk do të spiunojmë…