LIFESTYLE 29 Tetor 2022, 19:39

Si ta kuptoni nëse partneri juaj ju do vërtetë? Këto janë gjërat që duhet të bëjë

Si ta kuptoni nëse partneri juaj ju do vërtetë? Këto


Dashuria e përjetshme është ëndrra e të gjithëve, derisa përplasemi me realitetin, që le të themi është shumë ndryshe! Në fakt shumica e marrëdhënievr sot janë shumë më kalimtare se sa të ngjashme me “lumturinë e përjetshme” të përrallave. Kjo vjen pasi jemi të ekspozuar çdo ditë ndaj shumë tundimeve, ndoshta sepse ka diçka që na shtyn të kërkojmë gjithmonë histori të reja, që mund të jetë një nevojë e madhe për t'u ndjerë i dashur ose thjesht pakënaqësi.

Megjithatë nuk duhet t'i humbim shpresat, dashuria e vërtetë ekziston, por si mund ta kuptojmë nëse partneri na do vërtetë apo jo? Epo mund ta nisim nga rregullo i "5 premtimeve". Këto janë 5 premtime që partnerët duhet t’ia bëjnë njëri-tjetrit:

1. "Unë premtoj të respektoj, admiroj dhe vlerësoj atë që je, si dhe personin që dëshiron të bëhesh.”

Respekti është themelor në një marrëdhënie në çift, madje është baza e një marrëdhënie të shëndetshme. Është një hap thelbësor për ta bërë historinë tuaj të funksionojë dhe ta bëjë atë të fortë dhe të qëndrueshme. Të respektosh do të thotë të japësh lirinë për të qenë ajo që zgjedhim të jemi dhe të mos presim kurrë asgjë. Respekti në çift do të thotë gjithashtu të jesh i sinqertë, të flasësh dhe të veprosh pa gënjeshtra dhe mashtrime.

2. "Unë premtoj të mbroj lirinë tonë, sepse edhe nëse jetët tona janë të lidhura, zgjedhjet janë vetëm tuajat.”

Në imagjinatën kolektive, dashuria shoqërohet vazhdimisht me idenë e shkrirjes, për t’u bërë një, për të gjetur gjysmën tjetër. Nga pikëpamja e këtij mendimi, koncepte të tilla si ai i “të diferencuarit nga tjetri”, i “të qenit autonom”, i “të qenit i pavarur”, duken të jenë pikërisht e kundërta e dashurisë dhe përjetohen si një kërcënim për marrëdhënien. Epo nuk është aspak kështu.

3. "Unë premtoj se do të përpiqem të kuptoj dëshirat, frikën ëndrrat e tua.”

Ne ndihemi vërtet të qetë në një marrëdhënie dashurie kur partneri ynë premton të kujdeset për ne. Marrëdhëniet nuk kanë gjasa të prishen kur gjithmonë mbështesni njëri-tjetrin. Të kuptuarit, bashkëfajësia, ndjeshmëria dhe të dish se si të kujdesesh për tjetrin duhet të konsiderohen të gjitha si elemente thelbësore për të jetuar jetën të qetë e në paqe.

4.“Unë premtoj të mendoj çdo ditë, sa me fat jam që të kam ty në jetën time.”

Nëse ne kemi fuqinë ta mërzisim palën tjetër me fjalët dhe sjelljet tona, në të njëjtën mënyrë kemi aftësinë ta bëjmë tjetrin të ndihet i rëndësishëm, qoftë edhe me shprehje të vogla dashurie.

5. “Unë premtoj të të dua edhe kur nuk e meriton, sepse pikërisht atëhere do të kesh më shumë nevojë”

Çdo çift ka ulje-ngritje, kjo është normale. Ndonjëherë një person, i cili është viktimë e stresit ose inatit, bën ose thotë gjëra që nuk duhet. Por është ende e rëndësishme të jesh i kuptueshëm dhe të mos i shmangesh problemeve e ti zgjidhësh me dashuri.

/News31