LIFESTYLE 22 Mars 2023, 10:37

Si ndikon përdorimi i tepërt i pajisjeve elektronike në lëkurën tonë?

Si ndikon përdorimi i tepërt i pajisjeve elektronike në

Ju e keni të qartë se koha e gjatë në kompjuter dhe fakti që qëndroni ulur për orë të tëra është problematik për shëndetin tuaj fizik, por çfarë mund të mos dini është sesi ndikojnë dritat blu të ekranit në lekurë dhe në mënyrën sesi e bëni gjumin gjatë natës.

Koha që kaloni me pajisjet elektronike ka një ndikim në lëkurë që krahasohet me atë të dëmtimit nga dielli, ose edhe më keq, pa dashur t'ju frikësojmë.

Shkaktari i dëmit është niveli i lartë i energjisë së dukshme të dritës që është i njohur si ndriçimi blu dhe emetohet nga televizori juaj, kompjuteri, laptopi-i dhe smartphone. Edhe pse kërkimet dhe studimet për efektet e këtij ndriçimi janë ende në zhvillim, ajo çfarë shkencëtarët dinë është që ai "futet" në lëkurën tonë më shume se rrezet UV dhe efektet që ka në ADN tonë bëjnë të besojnë se ajo shkakton plakjen e lëkurës njësoj si dëmi që shkaktohet nga dielli.

Problemi qëndron që ndërkohë që ne mund të shmangim diellin, ekranet e PC-ve janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, prandaj duhet të gjejmë një rrugë të mesme. Industria e bukurisë po fillon të marrë masa për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi prej ndriçimit elektronik në të njëjtën mënyrë siç bën me rrezet e diellit: duke përdorur kremra.