LIFESTYLE 8 Mars 2023, 14:59

Si mund ta kuptoni kur një djalë është vërtetë i interesuar për ju?

Si mund ta kuptoni kur një djalë është vërtetë i

A interesohet vërtet për ju apo thjesht po luan? Kjo është pyetja që të gjitha ne i bëjmë vetes kur sapo fillojmë të dalim me një djalë. 

Më poshtë janë disa situata të përgjithshme që mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ai është vërtet i dashuruar me ju apo thjesht "po kalon kohën".

1. Ai do të marrë iniciativën për të bërë plane me ju

Pavarësisht se sa i zënë është një djalë, nëse vërtet dëshiron të të shohë, do të gjejë kohë për ty. Asnjë justifikim, gënjeshtër apo premtim të thyer! Nëse ai është i dashuruar me ju, do të marrë iniciativën edhe për të bërë sugjerime.

2. Ai do t’ju ftojë për të dalë në një ditë të "caktuar"

“Hej, unë jam jashtë me disa miq, do të takohemi?” Absolutisht JO! Nëse një djalë dëshiron t’ju njohë, ai do të investojë kohën dhe përpjekjen për të kaluar kohë "kokë më kokë" me ju.

3. Do t'ju japë kohën që ju duhet sa i takon raportit fizik

Nuk po themi që ai nuk dëshiron të ketë kontakt fizik me ju që në takim të parë, por ai do t'ju japë kohën që ju nevojitet për të qenë gati.

4. Ai do t’ju dërgojë mesazhe kur të kthehet në shtëpi pasi t’ju takojë.

Nëse nuk jeni ende në fazën ku po kaloni netë së bashku, duhet të prisni një mesazh ku ju tregon se sa bukur ka kaluar ai ose sa i emocionuar është për të ju parë përsëri. 

5. Do të ndalojë së shkuari në vende ku klientela primare janë vajzat 

Këtu nuk ka nevojë për sqarime!