LIFESTYLE 16 Shtator 2022, 21:58

Është personi më i ndjekur në botë në TikTok, nuk do ta besoni sa fiton Khaby Lame për një postim në rrjetin social

Është personi më i ndjekur në botë në TikTok, nuk

Khaby Lame u bë krijuesi (ose sic i themi ne blogeri apo influenceri) më i ndjekur në TikTok këtë vit. Tani ai është pothuajse gati për të hyrë në fazën tjetër të karrierës së tij, por së pari duhet të mësojë më mirë anglishten, kështu shprehet vetë ylli italian i rrjeteve sociale. 

Lame, i cili është i famshëm për videot e tij pa fjalë ku ironizon njerëzit që i japin situatave të thjeshta zgjidhje të vështira, ka një histori vërtetë frymëzuese, duke u kthyer për pak kohë nga një punëtor fabrike në një përfaqësues i "Boss". Mesa duket ai tani i ka kthyer sytë nga Hollywood, duke thënë për "Fortune" se ëndrra e tij është të fitojë një Oscar . 

Megjithatë tani Khaby është në rrugën e duhur për të fituar rreth 10 milionë dollarë këtë vit nga TikTok dhe sipërmarrje të tjera që është i përfshirë. Këtë e konfirmoi edhe menaxheri i tij, Alessandro Riggio, i cili jeton me Lame në një apartament në Milano, jo se nuk e përballojnë dot të jetojnë vec, por kështu kanë zgjedhur. Riggio tha se klienti i tij fiton 400,000 dollarë për çdo postim të sponsorizuar dhe po, është në rrugën e duhur për të fituar 10 milionë dollarë këtë vit. 

Ndoshta disa njerëz do të kënaqeshin me kaq, por Lame ka plane edhe më të mëdha. Ai ka bashkuar forcat me Riggio për të nisur një agjenci krijuese të quajtur "Iron Corporation", me të cilën planifikojnë të krijojnë filma, ndërsa vetëm muajin e kaluar ai ka arritur të marrë nënshtetsinë italiane. 

Por përse 22-vjeçari paguhet kaq shumë për postimet në rrjetin social më të famshëm të momentit? Sepse ai ja ka kaluar Charli D’Amelio-s në Qershor, me 149.5 milion ndjekës në llogarinë e tij, duke u bërë më i ndjekuri në botë. 

Epo urime! 

/News31