LIFESTYLE 19 Korrik 2022, 19:15

Është aq vapë sa edhe rojet mbretërore në Angli thyen protokollin!

 Është aq vapë sa edhe rojet mbretërore në Angli thyen

Një foto e një prej rojeve të Mbretëreshës Elizabetë duke pirë ujë jashtë Buckingham Palace gjatë temperaturave të larta që kanë pushtuar Londrën, duke thyer kështu protokollin si rrallë ndonjëherë, është bërë virale. Gjatë këtyre ditëve jo vetëm Britania, por e gjithë Europa ka qenë nën pushtetin e të nxhetit afrikan, me temperatura mbi 40 gradë, gjë që ka shkaktuar edhe shumë zjarre në shtete si Portugalia, Spanja apo Franca.

Është aq vapë sa edhe rojet mbretërore në Angli thyen

Dhe duket se i nxehti ekstrem ka ndikuar që edhe më të përkushtuarit ndaj detyrës së tyre, rojet e famshëm të Pallatit Mbretëror në Angli, ata që nuk lëvizin kurrë, të thyejnë protokollin.

Madje për herë të parë këto ditë në Angli është dhënë alarmi për ”të nxehtin ekstrem” nga meterologët, ndërsa një emergjencë kombëtare është deklaruar nga qeveria. Niveli i të nxehtit është në stadin 4, që do të thotë se “është aq i rendë ose i zgjatur sa mund të ndikojë shendetin dhe sistemin social. Në këtë nivel, sëmundje dhe vdekje mund të ndodhin, mes atyre që nuk kanë probleme dhe jo vetëm për ata që kanë risk të lartë”.

Vala e të nxehtit në Britani ka shkaktuar që trenat të anullojnë shërbimet e tyre, disa shkolla të mbyllen, ndërsa ekspertët i kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

/News31