
Produkti

Shqipëria dhe numri shumë i lartë i kafeneve! Në ç’vend rradhitemi në Europë?


Edhe pse statistikat thonë se numri i lokaleve në Shqipëri po bie, ne vazhdojmë të mbetemi një nga shtetet me numrin më të lartë të kafeneve në Europë, në raport me popullsinë.
Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT, bënë të ditur se në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100,000 banorë.
Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë. Në Portugali ka gjithsej rreth 74,000 bare për një popullsi prej 10.3 milionë banorësh, ose 718 bare për 100,000 banorë.
E dyta është Greqia. E në vend të tretë... Shqipëria!
Po vendet me më pak kafene?
Gjermania dhe vendet nordike kanë vetëm 200 bar-restorante për 100,000 banorë duke u listuar në vendet e fundit në Europë.
Disa faktorë që shpjegojnë statistikat për Shqipërinë:
- Kultura e qëndrimit në kafe për orë të gjata
- Varësia e shumë njerëzve nga kafja dhe konsumi disa herë në ditë i kafesë
- Mënyrë e shqiptarëve për të kaluar kohën e lirë
- Mungesa e aktiviteteve të tjera
- Kostot etj.
Burimi: Monitor