LIFESTYLE 10 Maj 2022, 18:19

Shitet portreti i Marlyn Monroe për 195 milionë dollarë

Shitet portreti i Marlyn Monroe për 195 milionë dollarë

Portreti i famshëm i Marlyn Monroe realizuar nga artisti pop Andy Warhol në vitin 1964 u shit për 195 milionë dollarë në ankandin e New York-ut.

“Shot Sage Blue Marilyn” është pjese nga një seri portretesh që Warhol i bëri aktores pas vdekjes së saj në 1962 dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të njohura të artit.

I mbajtur në koleksionin e tregtarëve të artit zviceran Thomas dhe Doris Ammann, ai u shit nga shtëpia e Ankandit Christie’s.

Vlerësimet e para-shitjes kishin arritur deri në 200 milionë dollarë.

Shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti amerikane  të shitur në ankand prej 110.5 milionë dollarësh të vendosur në vitin 2017 për një pikturë të vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat.

Piktura është ndërtuar mbi një foto promovuese të Monroe nga filmi “Niagara” i vitit 1953, shfaqur me ngjyra të ndezura mbi sytë, flokët dhe buzët e saj.

Merlin Monroe ishte një nga yjet më të njohur të Hollivudit dhe vdiq në shtëpinë e saj  në Los Anxhelos më 4 gusht 1962, ndërsa artisti Warhol vdiq në 1987.