
Produkti

Shën Valentini, si ka lindur kjo festë dhe si festohet sot?


Së pari: Gëzuar Shën Valentinin të gjithë të dashuruarve!
14 shkurti shënon ditën e Shën Valentinit ose Ditën e të Dashuruarve. Në këtë ditë të veçantë të vitit, çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.
Por si ka lindur kjo ditë?
Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është renia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, zoti i dashurisë.
Shën Valentini ishte Peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë. Ai vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë me njëri-tjetrin. Klaudio, perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të futeshin në radhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, meshkujt nuk donin pasi një gjë e tillë, do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Kështu Klaudio anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës.
Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi dhe si rezultat kur kjo u bë e ditur, Shën Valentini u arrestua dhe u dënua me prerje koke.
Romët për nder të tij, kishin ndërtuar një tempull jashtë kishës, por kur Armandito pushtoi Romën, shkatërroi edhe tempullin. Pas disa vitesh, arkeologu Pertuci i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e tij.
Shën Valentini nuk festohet as nga feja katolike e as nga ajo ortodokse.
Këtë e vendosën më tepër tregtarët për të zbrazur raftet e tyre, megjithatë është një ditë që na pëlqen të ndjehemi pak më ndryshe se ditët e tjera dhe pse jo ta shprehim hapur dashurinë kundrejt personit që kemi në zemër.