"Sekretet" e suksesit të marketingut digjital, tashmë ka ardhur koha që Shqipëria dhe Kosova të bëhen bashkë!
"Vatra Agency" është një prej agjensive lider në treg sa i takon industrisë kreative dhe digjitale, me një punë dhe eksperiencë që tashmë zgjat prej shumë vitesh. Shefi i agjensisë, Gerton Bejo, në një intervistë për Telegrafin ka zbuluar në një farë mënyre "sekretet" e të pasurit suksese në këtë fushë, ndërsa shprehet se biznesi i marketingut digjital tashmë është zhvilluar aq shumë sa që nuk ka më as kufi. Bejo shton se ka ardhur koha kur Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë me njera-tjetrën në mënyrë që të janë më konkurruese në treg.
“Shqipëria dhe Kosova normalisht kanë një rritje. Ku para dy viteve bëmë një analizë të të dhënave, ku nisja e një biznesi kishte kosto të ulëta, bizneset e përqafuan sepse kishte kosto të larta për televizionet. Pati një reagim shumë të shpejtë, të paktën në 7 vitet e fundit. Për sa i përket Kosovës, ka pasur një zhvillim tjetër, flasim një kontekstit e krijimit të përmbajtjes e që ka pasur një fushë krejt ndryshe brenda fushës së marketingut digjital”, tha Bejo, ndërsa shton:
“Ajo se çfarë duhet të bëjmë është që ekonomitë tonë ta shihen si një, që duhet të bashkëpunojnë fortë me njeri-tjetrin, jemi një treg dhe kjo është ajo që duhet të na bëjë të fortë që të jemi sa më konkurrues në treg.
Prishtina është lider për disa numra dhe nuk tregon asgjë tjetër vecse shqiptarët e kanë mundësinë që të jemi faktor kyç në këtë ekonomi. Ky lloj biznesi nuk ka më kufi dhe nuk ka pse të lëvizim më. Ne jemi këtu, mund ta ofrojmë shërbimin tonë nga ambientet tona dhe të japim një super cilësi për kompanitë më të mëdha në botë”
Duke folur për rendësin e marketingut digjital, Bejo thotë se në dekadën e fundit, bizneset në vendet shqipfolëse ka filluar të zbatojnë këtë gjë.
“Agjencitë kanë filluar ta zbatojnë këtë gjë, të paktën në 10 vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhë janë hapur të gjitha kompanitë e para si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të cilat filluar të reklamojnë. Normale, në fillim pak më amatore, pra duke parë e testuar, sepse është i tillë lloji i profesionit”- shprehet Bejo, teksa vazhdon duke qenë edhe pak më teknik në shpjegimin e tij:
“Deri dje, një artikull bëhej i bukur, shkruhej bukur, kishe literaturën e duhur, pra kishte gjithë pjesën e gjuhësisë, pro sot ai artikull i duhur atëherë duhet të ketë edhe fjalët kyçe te SEO-s brenda, në mënyrë që të jetë funksional për atë kanal që duhet të zbatohet.
Sipas shefit të "Vatras" nëse biznesi nuk ecën në këtë drejtim, atëherë ai do të humbasë një pjesë të tregut, cka do ta cojë në kolaps ekonomik:
“Në Ballkan kemi ende biznese që nuk operojnë sepse bizneset në këto vende janë shumë patriarkale. Mos të harrojmë se këta biznesmenë patriarkal kanë fëmijë, kanë nipër e mbesa, kanë njerëz që ua drejtojnë biznesin, të cilët e dinë mirë fuqinë e komunikimit digjital.
Nëse këta e kanë bërë një shtyrje që kjo të mos ndodhë herën e parë, kjo nuk do të thotë që nuk do të ndodhë për herë të dytë, sepse është një gjë shumë e drejtpërdrejtë. Nëse ai biznes nuk do të bëjë një afrim të parë, ai do të humb një pjesë të tregut, i cili nesër mund ta dërgojë në një kolaps edhe nga ana ekonomike."
/News31