Sakrifikoi jetën për dashurinë, historia e Shën Valentinit!
Shën Valentini, dita e të dashuruarve, festohet çdo vit më 14 shkurt. Origjina e kësaj dite të veçantë për të dashuruarit ka origjinë shumë të largët dhe shpjegon pse Shën Valentini është shenjtori i të dashuruarve.
Kush ishte Valentini, peshkopi i krishterë që vdiq në Romë më 14 shkurt 273?
Shën Valentini i Ternit ishte një peshkop, i cili sipas legjendës lindi në Interamna Nahars në vitin 176 dhe vdiq në Romë më 14 shkurt 273. Ai konsiderohet mbrojtës i të dashuruarve dhe, për nder të tij, u caktua dita e famshme e Shën Valentinit.
Perandori Klaudi II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se burrat e martuar ishin ushtarë të këqij. Shën Valentini mendonte se kjo ishte e padrejtë, kështu që ai theu rregullat dhe organizoi martesat në fshehtësi.
Kur Klaudi e zbuloi, Shën Valentini u fut në burg dhe u dënua me vdekje. Atje, ai ra në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur u mor për të vrarë më 14 shkurt, ai i dërgoi asaj një letër dashurie në të cilën thuhej “nga Valentini yt”.
Dita e parë e Shën Valentinit u festua në vitin 496!