LIFESTYLE 12 Shtator 2022, 18:02

Rritja e çmimeve të gazit dhe elektricitetit, italianët debatojnë si të gatuajnë makaronat!

Rritja e çmimeve të gazit dhe elektricitetit, italianët

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndezur një debat të fortë në Itali, për mënyrën më të mirë të të gatuarit të pastave. Italianët janë të ndarë: disa mednojnë se makaronat mund të gatuhen në ujë që e ka rritur pikën e vlimit dhe mund ta fikin sobën. Të tjetër mendojnë se kjo është një herezi kulinare, si për shembull Wasfi Mesieha, chef i restorantit tradicional “Sabation” në Romë.

“Makaronat mund të gatuajnë veten, pa flakë. Nëse arrin temperaturën e vlimit 100 gradë, dhe mund ta fikësh flakën, ato do vazhdojnë të gatuhen, por do të dalin shumë të këqija”- tha chef-i i njohur që ka shërbyer për Presidentin amerikan Bill Clinton dhe për disa krerë shtetesh përgjatë viteve.

Megjithatë, punëdhënësja e saj, Luigina Pantalone, familja e së cilës e ka drejtuar restorantin Sabation për gati 100 vite, është e shqetësuar për kostot e energjisë në rritje. Por ajo nuk mendon që të kursejë tek gazi i gatimit është një zgjidhje për biznesin e saj, teksa klientët e restoranit përgjithësisht i duan pastat “al dente”, pra jo të gatuara shumë.

“Po dilnim nga padenmia, që na i vështirësoi shumë gjërat dhe tani që nisëm të punonim dhe të nxirrnim fitime, po vuajmë rritjen e çmimit të gazit dhe elektricitetit. Kjo po krijon shumë probleme për biznesin timë, sepse po përpiqemi mos ti ndryshojëm çmimet, por nuk jam e sigurtë sa do të zgjasim”- tha Pantalone.

Prodhuesit e makaronave në vendin fqinj, sepse pastat janë problem kombëtar në Itali që ta dini, “Unione Italana Food”, kanë vlerësuar se ata që përdorin mënyrën e gatimit të tyre me flakë të fikur, mund të kursejnë 47% të gazit që harxhojnë, në krahasim me gatimin tradicional të tyre.

Disa familje janë duke e konsideruar këtë metodë, edhe pse 9 nga 10 italianë e mbajnë flakën ndezur kur gatuajnë pastat. Gjithsesi ka edhe dy këshilla si të kursejnë për ata që nuk e ndryshojnë mënyrën tradicionale: Mbajeni kapakun e tenxheres vënë, teksa uji shkon në temperataturën e vlimit dhe përdorni 700 ml ujë për 100 gram pasta, faleminderit!

/News31