Romanca të papritura dhe ribashkime! Personazhet publike që e kthyen 2021 në "vitin e dashurisë"
Yjet e Hollywood i thanë "bye bye" Covid-19 dhe "Hello" romancave këtë vit. Nuk e dimë nëse ka ndikuar horoskopi, por ka patur shumë çifte të papritura gjatë 2021. Ndonjëherë duket sikur dashuritë e VIP-ave nuk zgjasin kurrë, por ne kemi një parandjenjë që disa nga këto dyshe janë për njëri-tjetrin. Këtu janë të gjithë çiftet më të bujshme që u (ri)bashkuan në 2021.
Zendaya dhe Tom Holland
Spiderman dhe MJ janë çift edhe në jetën reale. Ata e dhanë lajmin më 1 shtator, përmes rrjeteve sociale pas fotove të paparacëve duke u puthur në makinë. A ndikoi kjo në suksesin e madh të "Spiderman-No way home"? Askush nuk mund ta mohojë.
Adele dhe Rich Paul
Pas divorcit, këngëtarja ka rigjetur buzëqeshjen. Ajo jo vetë që pranoi lidhjen por tha në një intervistë se beson ende te martesa. Ku i dihet se ç'ka rezervuar 2022.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Një ribashkim i madh për këngëtaren dhe aktorin që erdhi si surprizë për të gjithë. I ashtuquajturi Bennifer2.0 ka qenë padyshim çifti më i përfolur i vitit.
Renée Zellweger dhe Ant Anstead
Aktorja duket se ka gjetur lumturinë me prezantuesin britanik. Ata u shfaqën si çift pasi e konsoliduan lidhjen e tyre në rrjetet sociale.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Dashuria ka trokitur në dyert e të gjitha motrave Kardashian-Jenner këtë vit. Një çift që askush se priste, por që të gjithë po e duan.
Khloé Kardashian e Tristan Thompson
Një çift që është rikthyer; pasi u ndanë në vitin 2019, të dy u lidhën së bashku përsëri këtë vit.
Kylie Jenner e Travis Scott
Një tjetër ribashkim në familjen e Kardashian-Jenner. Konfirmuan zërat se janë sërish bashkë në ceremoninë e "Parsons Benefit" dhe shumë shpejt do bëhen prindër për herë të dytë.
Kendall Jenner e Davin Brooker
Modelja dhe lojtari i basketbollit e kanë zyrtarizuar historinë e tyre me këtë foto, ditën e Shën Valentinit.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Në shkurt ata konfirmuan zërat që janë në lidhje dhe prej atëherë kanë treguar kudo pasionin e madh mes tyre. Para disa javësh u fejuan.
Rita Ora dhe Taika Waititi
Në tapetin e kuq të Met Gala ata konfirmuan dashurinë e tyre. Disa thonë se janë martuar në fshehtësi, por për momentin janë vetëm thashetheme.
Avril Lavigne dhe Mod Sun
Çifti ka dalë së bashku në shtator, në tapetin e kuq të MTV music Awards.
/News31