LIFESTYLE 31 Korrik 2022, 17:11

“ReMusica”, eventi unik që problematikat sociale i transmeton përmes muzikës

“ReMusica”, eventi unik që problematikat sociale i transmeton
Këtë të dielë studioja e “N’majë t’gjuhës” mirëpriti një emër të vyer të kulturës dhe artit në Kosovë, Viktor Berishaj.

Viktori së bashku me bashkëshorten e tij Donika prej 21 vitesh sjellin në Prishtinë një ndër eventat më të rralla artistike, festivalin “ReMusicsa”.

Festivali ReMusica është një nga shtyllat kryesore të jetës kulturore në Kosovë, me fokus të veçantë në muzikën klasike-moderne. Misioni i tij është promovimi i muzikës bashkëkohore dhe përcjellja e shprehjes novatore në artin muzikor.

Edicioni i 21 i këtij festivali u zhvillua pak muaj më parë dhe përveç argëtimit, ky event kujdeset që përmes muzikës të trajtojë tema të rëndësishme social-kulturore. Këtë edicion fokusi u vendos në temën e ndryshimeve klimatike duke ju bërë thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim për veprim klimatik. Duke u fokusuar në katër elementët e natyrës: toka, uji, ajri dhe zjarri, veprat të ndryshme muzikore klasike u sollën në mënyrë perfekte.

E në peridhën ku po jetojmë ky festival nuk mund të anashkalonte një temë të ndjeshme, të cilën kush më mirë se vetë shqiptarët e Kosovës mund ta kuptojnë. Duke ndarë dhimbjen me sitatën në Ukrainë, “ReMusica” solli në skenë një veprë të një kompozitori ukrainas.

Vlen të përmendim se ky organizim nuk financohet nga shteti dhe vetë moderatorja Xheraldina Vula theksoi se shpeshherë Viktori apo pjesa tjetër e organizatorëve duhen të nxjerrin para nga xhepat e tyre.

“ReMusica”, eventi unik që problematikat sociale i transmeton

Pavarësisht kësaja, Viktori u shpreh se përtej lodhjes, ai dhe Donika e bëjnë me shumë kënaqësi këtë punë dhe tanimë festivali është pjesë e jetës së tyre. Madje ata mundohen vazhdimisht të promovojnë artisët shqiptarë që janë edhe pjesë e “ReMusica”.

“Eksplorojmë hapsirat se ku mundemi ne si festival me i hap dyret e skenave të ndryshme në Europë ose në botë për artistët tanë. E bëjmë me shumë kënaqësi këtë punë”, u shpreh ai.

/News31