Publikohet lista me vendet më të lumtura në botë, e gjeni dot ku renditet Shqipëria?


"Raporti Botëror i Lumturisë", i cili është një raport i OKB-së, ka publikuar listën e vendeve më të lumtura në botë. Ky raport u bazua në të dhënat e sondazheve globale nga njerëzit në më shumë se 150 vende. Shtetet u renditën bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre janë për vitet: 2020-2022.
Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Ajo ndiqet nga Danimarka, Islanda, Izraeli dhe Holanda që mbyll Top 5.
Lista Top 20:
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Izraeli
5. Holanda
6. Suedia
7. Norvegjia
8. Zvicra
9. Luksemburgu
10. Zelanda e Re
11. Austria
12. Australia
13. Kanadaja
14. Irlanda
15. Shtetet e Bashkuara
16. Gjermania
17. Belgjika
18. Republika Çeke
19. Mbretëria e Bashkuar
20. Lituania
Ku renditemi ne? Me një vlerësim zhgënjyes dhe të hidhur, Shqipëria renditet në vendin e 83 nga 109 shtete gjithsej. Për të bërë një krahasim me vendet e rajonit:
Kosova renditet në vendin 34;
Mali i Zi në vendin 67;
Greqia në vendin 58;
Maqedonia e Veriut në vendin 87;
Serbia në vendin 45.
Pra, Shqipëria jo vetëm më pak të lumturit në rajon, por edhe në botë...komentet po jua lemë juve më mirë!