Pse nuk duhet të bëni dush në mëngjes?


Personat që e kanë "zakon' të bëjnë dush në mëngjes, shpesh nxjerrin në pah përfitimet e rutinës së tyre të zgjimit. Për shembull, dushi menjëherë pas zgjimit mund t’ju japë një nxitje efektive të energjisë, ta bëjë më të lehtë zgjimin, t’ju ndihmojë të keni flokë me më shumë volum dhe të reduktojë djersitjen gjatë ditës. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se dushi në mëngjes ka disa disavantazhe.
Çarafë të pistë
Dushi në mëngjes mund të rezultojë në çarçafë të ndotur gjatë natës. Domethënë, nëse përsëri flini pa bërë dush, do t’i lini në çarçafë të gjitha papastërtitë që janë grumbulluar në trupin tuaj gjatë ditës.
Neglizhimi i dushit gjatë natës mund të lërë më shumë pluhur, baktere, lëkurë të "vdekur" dhe djersë në shtratin tuaj. Prandaj, nëse shkoni në shtrat pa bërë dush, gjithë atë papastërti dhe djersë do ta transferoni në çarçafët tuaj, dhe ky është një mjedis që mund të jetë shumë i përshtatshëm për rritjen e baktereve dhe acarimin e lëkurës.
Shkaktar i alergjisë
Për ata që janë alergjikë ndaj "merimangave të pluhurit", dushi në mëngjes në vend të natës mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe simptoma të tjera shoqëruese.
“Marimangat janë insekte të vogla që jetojnë në pluhur dhe lulëzojnë në mjedise të ngrohta dhe me lagështi. Ato ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës sonë dhe kur një person shkon në shtrat pa dush, merimangat kanë një burim ushqimi. Ndërsa shumohen, merimangat mund të shkaktojnë alergji dhe simptoma të astmës tek njerëzit e ndjeshëm”, shpjegon mjeku Adil Maqbool.
Problemet e lëkurës
Shumica e njerëzve djersiten shumë më tepër gjatë ditës sesa natën, që do të thotë se është e rëndësishme të pastroni lëkurën para se të shkoni në shtrat, veçanërisht nëse keni probleme me aknet.