Pse njerëzit tradhtojnë dhe kur e duan partnerin e tyre?
Tradhtia ndaj partnerit nuk është gjithmonë rezultat i një marrëdhënieje të keqe. Në fakt, shumica e njerëzve që tradhtojnë thonë se e duan partnerin e tyre dhe e vlerësojnë marrëdhënien e tyre, madje nuk duan të shkatërrojnë jetën që kanë krijuar me ta.
Kjo është arsyeja pse personat që tradhtojnë shpesh pyesin vetem pse patën një lidhje dhe pse komprometuan aspektin më të rëndësishëm të jetës së tyre e sigurisht që nuk janë të vetmit që duan një përgjigje për këtë pyetje të rëndësishme, sepse edhe partnerët e tyre duan të dinë pse kanë tradhtuar.
Por cilat janë arsyet? Disa mund të jenë këto:
1.Eksplorimi. Për disa, tradhtia është një mënyrë për të eksploruar. Ata nuk duan të ndryshojnë atë që janë, thjesht duan t’i shpëtojnë "izolimit" për pak kohë. Ata nuk kërkojnë një person tjetër për një lidhje, por një version të fshehur të vetes.
2.Pasiguria. Një problem me vetëvlerësimin është shpesh shkaku i mashtrimit. Ka njerëz që nuk ndihen tërheqës, të zgjuar, të rinj… ndaj kërkojnë vërtetimin përmes tradhtisë. Ata përdorin tradhëtinë për ta bërë veten të ndihen të dëshiruar dhe të vlerësuar.
3. "Molla e ndaluar". Tradhëtarët janë si fëmijët që duan atë që prindërit u kanë thënë se nuk mund ta kenë. Për ta, ajo që është e ndaluar është jashtëzakonisht tërheqëse. Meqenëse partnerët nuk duhet të tradhtojnë, mashtrimi është veçanërisht interesant dhe tërheqës për ta.
4.Njê jetë e pajetuar. Në këtë rast, tradhëtari nuk është i pakënaqur me jetën e tij aktuale, por është i interesuar si do të ishte jeta e tyre nëse do të kishin zgjedhur një rrugë tjetër. Ata duan të përjetojnë atë që mendojnë se u mungon ose nuk do ta përjetojnë kurrë.
5.Pritshmëritë jorealiste. Disa njerëz tradhtojnë sepse kanë pritshmëri jorealiste për atë që partneri dhe marrëdhënia e tyre mund të ofrojë. Ata mendojnë se partneri i tyre duhet të plotësojë çdo nevojë dhe dëshirë të tyre dhe nëse nuk kanë miq dhe familje për të mbushur boshllëkun, ata kërkojnë ngushëllim tek një partner tjetër.
/News31