LIFESTYLE 31 Tetor 2022, 20:34

Pse njerëzit po humbasin ndjekës dhe po i pezullohen llogaritë në Instagram?

Pse njerëzit po humbasin ndjekës dhe po i pezullohen llogaritë

Prej mëngjesit të sotëm, shumë përdoruesve në rrjetin social Instagram i është pezulluar apo mbyllur llogaria, ndërsa mijëra të tjerë kanë humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Por çfarë po ndodh? 

Në fakt, shumica e atyre që nuk mund të futen në llogaritë e tyre kanë marrë mesazhin e çuditshëm:

"Ne pezulluam llogarinë tuaj në 31 tetor, 2002". (via Instagram)

Pse njerëzit po humbasin ndjekës dhe po i pezullohen llogaritë

Bëhet fjalë për një problem, që Instagram e ka konfirmuar në Twitter, duke u shprehur:

"Jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë e Instagram. Ndërkohë që shqyrtojmë problematikën, ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”

Ndërkohë bllokimet kanë bërë që numri i ndjekësve të bjerë për mijëra profile. Për shembull sipas "The Verge" Cristiano Ronaldo humbi mbi 3 milionë ndjekës për disa orë. 

Kjo është hera e disatë në pak ditë që aplikacionet e Meta nuk funksionojnë si duhet.

/News31