LIFESTYLE 15 Nëntor 2022, 17:55

Pse duam të dëgjojmë muzikë ose mbajmë TV ndezuar teksa bëjmë diçka tjetër?

Pse duam të dëgjojmë muzikë ose mbajmë TV ndezuar teksa

Ekspertët shpjegojnë se nevoja jonë për të dëgjuar tinguj të ndryshëm si muzika në sfond ose mbajtja e televizorit ndezuar kur duam të bëjmë diçka tjetër në të njëjtën kohë, tregon për një problem më të thellë për shëndetin tonë mendor. Kështu, kur udhëtojmë me makinë, ne dëgjojmë muzikë apo jo? Po ashtu shpesh bëjmë të njëjtën gjë në dush, kur gatuajmë, para se të biem në gjumë dhe pothuajse në çdo zakon tonin. Nëse edhe ju bëni të njejtën gjë atëherë me siguri e konsideroni çdo tingull që dëgjohet në sfond, ndërkohë që jeni të angazhuar në diçka tjetër, “jashtëzakonisht relaksuese”, që largon heshtjen.

Por cili është shpjegimi shkencor pas këtij zakoni? Sipas psikologes klinike, Jenna Carl "tingujt në sfond na shpërqendrojnë ose na bëjnë të shmangim ndjenjat ose mendimet e pakëndshme. Kur shpërqendrimi ndalon, emocionet negative kthehen me intensitet më të madh. Ato janë një mënyrë e zgjuar për të menaxhuar emocionet“. 

Kjo shpjegon edhe faktin se nëse jemi për shembull në zyrë dhe duam të bërtasim ose të qajmë për diçka, ngremë volumin në kufje dhe gjithçka është në rregull. Pikërisht sepse vëmendja jonë është e shkëputur nga ajo që ndjejmë në atë moment. Megjithatë nëse e bëjmë shpesh ka rrezik të biem në një "kurth të madh", sepse ne nuk duam të shmangim të gjitha emocionet tona. Sipas Carl "emocionet duhet të shfryhen në një moment, jo të fshihen“, dhe nëse ndodh gjithmonë, gjithë kjo shmangie emocionale përkeqëson shqetësimin mendor.

Muzika dhe çdo tingull tjetër plotëson mendimet dhe shkarkimet tuaja për sa kohë që i përdorni siç duhet, ndërkohë që emocionet duhet të mësojmë t'i menaxhojmë në mënyrë koshiente dhe me anë të ndërgjegjes. /News31