LIFESTYLE 10 Nëntor 2022, 14:08

Pse çiftet flasin “si bebe” së bashku?

Pse çiftet flasin “si bebe” së bashku?

Mund të tingëllojë e çuditshme dhe të shkaktojë mbase neveri, por përse përdoret ky lloj komunikimi nga njerëzit e rritur?

 

Së pari, është e rëndësishme të kuptojmë se me "biseda si bebe" nuk kuptojmë mënyrën se si flasin foshnjat. Në të vërtetë, është lartësia, ritmi dhe intonacioni i ekzagjeruar që prindërit përdorin kur flasin me të vegjlit e tyre. Folësit në çdo kulturë dhe çdo gjuhë ndryshojnë zërin e tyre dhe ekzagjerojnë intonacionin kur komunikojnë me foshnjat. Si përfundim, të dashuruarit flasin siç prindërit iu flasin bebeve dhe jo siç belbëzojnë bebet.

 

Megjithatë, në rastin e romancës, ky komunikim është më pak për të mësuar dhe më shumë për të shprehur dashuri. Sjelljet specifike vokale sinjalizojnë dashuri. Këto përfshijnë intonacionin e lartë dhe një zë të butë. Por ka edhe një anë tjetër të fenomenit, që është formimi i një peizazhi të veçantë gjuhësor të rrethuar nga pjesa tjetër e botës, një hapësire të lirë nga komplekset dhe bisedat rutinë të të rriturve.

 

Në fakt, ky është një aspekt i rëndësishëm i marrëdhënieve njerëzore. Një kalimtar që i dëgjon mund të jetë i bezdisur, por për çiftin, ky shihet si një kufi që i veçon ata nga bota. Fjalët “si bebe” tregojnë arritjen e një kënaqësie më të madhe në marrëdhëniet e çifteve.

 

Pra, edhe pse të rriturit që flasin si foshnjat mund të tingëllojnë çuditshëm, ata shprehin një shenjë dalluese të dashurisë së tyre.