LIFESTYLE 30 Korrik 2022, 10:23

Provojeni që sot, pse nutricionistët këshillojnë të pini ujë me limon gjatë ditëve të nxehta të verës

Provojeni që sot, pse nutricionistët këshillojnë të

Kafe, qumësht apo lëng frutash? Sipas nutricionistëve, mënyra se si nisni ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj, po nëse doni t'i bëni një të mirë të madhe organizmit, hiqni dorë nga alternativat e mësipërme dhe zëvendësojini me ujë me limon sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta. Lexoni më poshtë çfare efektesh pozitive ka në organizëm.

1.Lehtëson trejten: Limoni nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me acid askorbik ( vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike sidomos tani në verë.