LIFESTYLE 14 Shtator 2023, 12:23

Priti 12 vite të zotin e zhdukur, ngordh “Hachiko i Krimesë”

Priti 12 vite të zotin e zhdukur, ngordh “Hachiko i

Me siguri të gjithë e keni parë të paktën një herë në jetë filmin e njohur “Hachiko” e madje edhe jeni përlotur me të. E historia e filmit, përsëritet sërish në jetën reale!

Pasi priti 12 vite pronarin e tij të zhdukur në Detin e Zi, ngordh qeni besnik. Mukhtar ishte bërë i njohur për të gjithë komunitetin pasi dilte çdo ditë në të njëjtin vend buzë detit për të pritur të zotin e tij.

Gjatë 12 viteve pritje, qeni thuhet se ishte kthyer në problem për disa qytetarë, të cilët e kishin raportuar te autoritetet. Ata vendosën ta eutanazonin, por ishte revolta e madhe e banorëve vendas që i ndaloi. Të gjithë e njihnin dhe e donin atë.

“Ai ishte më shumë se një qen, tani ai është një yll. Dashuria dhe pritja, dy arsyet e të jetuarit që kanë bashkuar në mënyrë dramatike historitë e dy qenve që tashmë janë legjenda”, është shprehur Kryebashkiakja e Jaltës.