LIFESTYLE 7 Shtator 2022, 22:16

Prezantohet iPhone 14, të gjithë ato që duhet të dini për telefonin e ri të Apple!

Prezantohet iPhone 14, të gjithë ato që duhet të dini

Apple sapo ka zbuluar gamën e re të iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus. CEO i kompanisë, Tim Cook, zbuloi telefonin e shumëpritur gjatë eventit special në Kaliforni, teksa ndryshimet e iPhone 14 nisin që nga madhësia. Kështu, ai vjen me një ekran të ri 6.1 inç ndërsa iPhone 14 Plus me një ekran më të madh 6.7 inç. 

Po ashtu, telefoni i ri i Apple vjen me një kamerë kryesore 12 MP, me piksel më të mëdhenj, një hapje më të shpejtë dhe sensorë më të përmirësuar. Për herë të parë, kamera e përparme do të ketë fokus automatik, duke e lejuar atë të fokusohet në distanca me të mëdha, edhe në dritë të ulët, për "selfie". Gjithashtu përdoruesit e iPhone 14 do të mund të regjistrojnë video më të qëndrueshme gjatë lëvizjes. Sa i përket cmimit, iPhone 14 kushton 799 dollarë, ndërsa iPhone 14 Plus nis nga 899 dollarë.

Prezantohet iPhone 14, të gjithë ato që duhet të dini

Nga ana tjetër, Apple njoftoi se modelet e fundit eliminojnë nevojën për një kartë SIM fizike dhe në vend të kësaj përdor një dixhitale, “e-SIM”. Kështu, me këtë opsion, ju mund të regjistroni shumë karta "e-SIM" në të njëjtën pajisje dhe të keni shumë numra njëkohësisht në një telefon. Një tjetër vecori e këtyre iPhone-ve është "Emergency SOS" nëpërmjet satelitit, që ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të komunikojnë kur shërbimi i tyre celular nuk funksionon, edhe kur nuk ndodhen pranë një antene tokësore.

Prezantohet iPhone 14, të gjithë ato që duhet të dini

Karakteristikat më të detajuara të secilit prej iPhone-ve janë:

iPhone 14:

– Përmirësim i jetëgjatësisë së baterisë
– Ekrane qeramike që janë më të qëndrueshme
– Performancë më e mirë në dritë të ulët në kamerën e përparme
– Modaliteti i veprimit që stabilizon videon
– Shërbimi i sigurisë i quajtur Emergjencë SOS nëpërmjet Satelitit që mund të lidhet me shërbimet e urgjencës edhe nëse përdoruesi është jashtë gamës celulare ose Wi-fi. Është falas për përdoruesit e iPhone 14 në SHBA dhe Kanada.

iPhone 14 Pro:

– Një ekran që nuk fiket, edhe kur nuk është në përdorim.
-  Bateria ka një modalitet që e bën të zgjasë më shumë.
– Përdorim i çipit më të fundit A16 Bionic, për të cilin Apple thotë se është ndërtuar në një proces 4 nanometër.
– Një kamerë 48 megapiksel falë një sensori më të madh.
– Fotografi më të mira në një dritë të ulët.
– Blic i ridizajnuar.

/News31