LIFESTYLE 5 Janar 2022, 20:55

Po mendoni për një ndryshim? Këto janë katër modelet e flokëve që do të dominojnë 2022

2021 ishte një vit i jashtëzakonshëm për flokët. Tendenca nga më të ndryshmet pushtuan rrjetet sociale pasi të famshmit, influencuesit dhe përdoruesit e TikTok shpalosën të gjithë idetë e tyre herë të çuditshme e herë duke rikthyer trende. Por duket se 2022 do të jetë po aq me risi.

Nëse po mendoni të bëni një ndryshim me look-un tuaj këtë vit, këto janë katër nga modelet që do jenë kryefjalë e 2022 që mund t'ju vijnë në ndihmë.

Bi-Bob

Këtë vit do të kenë përparësi siluetat më të rënda dhe linjat më të guximshme. Versioni i ri i stilit bob është frymëzuar nga prerja franceze e flokëve, të cilën njerëzit e kësaj fushe e kanë quajtur "bi-bob". Ai thekson dy nivele të fytyrës: sytë dhe mollëzat. Modeli "bi-bob" është më i shkurtër përpara dhe më i gjatë mbrapa.

Po mendoni për një ndryshim? Këto janë katër modelet e

Prerje në formë sferike

Prerjet dhe modelet natyrale do të jetë një trend i madh për vitin 2022. Fokusohuni te prerjet e rrumbullakëta me gjatësi mbi supe. Gjithashtu kemi një largim nga prerja e ballukeve pasi këtë vit po marrin vëmendje prerjet që hapin fytyrën dhe krijojnë silueta të bukura.

Po mendoni për një ndryshim? Këto janë katër modelet e

Bob evropian

Ky është një bob i shkurtër që arrin pak a shumë deri te buzët - një gjatësi që i jep fytyrës një pamje shumë rinore. Ky model duket i mrekullueshëm për këdo, pavarësisht nga ngjyra e flokëve, forma e fytyrës ose mosha.

Po mendoni për një ndryshim? Këto janë katër modelet e

Prerje stil oktapod

Prerja e flokëve në stil oktapodi është gjithnjë në rritje. Mos lejoni që emri i këtij modeli t'ju largojë prej tij- në të vërtetë është super IN. Ky stil u shfaq për herë të parë në Kore dhe Japoni. Ai përbëhet nga flokë më të shkurtra në krye dhe më të gjatë poshtë që ngjajnë me tentakulat e një oktapodi.

Po mendoni për një ndryshim? Këto janë katër modelet e

/News31