LIFESTYLE 22 Nëntor 2022, 22:56

Po afron, cila është data që shumica e çifteve ndahen çdo vit?

Po afron, cila është data që shumica e çifteve ndahen

Pushimet e fundvitit mund të jenë gjithmonë një periudhë e mirë dhe e këndëshme për cdo cift, por mesa duket ka shumë prej tyre që në këtë kohë zgjedhin t'i japin fund lidhjeve të tyre. Jo nuk është supersticion dhe në fakt ekziston një datë që vjen nga disa kërkime amerikane nga statisticienët dixhitalë, të cilët ekzaminuan të dhënat nga Facebook, duke analizuar mijëra mesazhe në kërkim të shenjave të ndarjes.

Si përfundim ata dolën me një ditë, "ditën helmuese" do ta quanim ne, në të cilën ndodhin shumica e divorceve dhe ndarjeve në mbarë botën. Kështu, në 11 dhjetor të çdo viti ka shumë çifte, pavarësisht gjinisë dhe moshës, që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre, pavarësisht se atmosfera festive dhe e gjithë atmosfera e Krishtlindjeve ndikon pozitivisht në shumicën e njerëzve, qofshin beqarë apo në lidhje. 

Kjo ditë do duhej të vendoset si “Dita Botërore e Ndarjes” pasi ndodhin më shumë ndarje se çdo ditë tjetër të vitit. Por si shpjegohet ky fenomen? Sipas ekspertit të marrëdhënieve Renne Sansky, kjo ndodh ndoshta për shkak të bërjes së bilanceve dhe vendosjes së objektivave të reja që zakonisht ndodhin pak para fundit të vitit. 

“Mendoj se ndërsa viti po i afrohet fundit, çiftet ndahen sepse supozojnë se problemet e tyre në marrëdhënie do të ishin zgjidhur deri tani dhe kanë frikë se do t’i marrin ato në vitin e ri ,” tha eksperti.

Nëse dëgjoni dike që ndahen në datën 11 të muajit tjetër, mos thoni që nuk ju thamë! /News31